1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Analiza Ekonomike janë:
1.1. Përgatitja e kostos së prodhimit dhe kostos së investimit për kultura bujqësore dhe blegtori, në bazë të të cilave përgatitet Katalogu Ekonomik për Prodhime Bujqësore në baza vjetore;
1.2. Përgatitja e analizave sektoriale për sektorin agro-rural;
1.3. Përgatitja e analizave të tregut për produkte të ndryshme bujqësore si dhe analiza mbi zhvillimet në tregtinë me vendet e tjera;
1.4. Përgatitja e parashikimeve për zhvillimet në bujqësi si dhe skenarë për situata të ndryshme varësisht zhvillimeve në treg;
1.5. Organizimi i takimeve me fermerë për grumbullimin e të dhënave lidhur me koston e prodhimit dhe takimeve të grupeve punuese për diskutimin dhe validimin e të dhënave të mbledhura.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Analiza Ekonomike raporton tek Drejtori i Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Analiza Ekonomike është tre (3).
Personi kontaktues: Adelina Maksuti – Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Ekonomike
Tel: +383 38 200 38 884
E-mail: adelina.maksuti@rks-gov.net