1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës së mbarështimit të kafshëve janë:
1.1. Zbatimi i politikave për përmirësim racorë dhe ruajtjes së racave autoktone;
1.2. Zbaton standardet e vlerësimit dhe ekspertizë në implementimin e programeve në fushën e mbarështimit të kafshëve: programeve për përmirësim racorë, vlerësimin e vlerës gjenetike të kafshëve riprodhuese dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave;
1.3. Mbështet Ministrinë për të identifikuar, përcjellë dhe mbrojtur racat autoktone të rrezikuara në Kosovë;
1.4. Krijon bazën e të dhënave dhe regjistrin kombëtarë nga fusha e mbarështimit, mirëmban dhe i publikon sipas legjislacionit në fuqi;
1.5. Kontrollon cilësinë e materialit biologjik për riprodhim prodhim vendorë dhe të importuar;
1.6. Ngritjen e kapaciteteve profesionale të mbarësuesve artificial.
2. Udhëheqësi i Qendrës për mbarështimin e kafshëve raporton tek Drejtori i Departamentit të Blegtorisë.
3. Numri i të punësuarve në Qendrën për mbarështimin e kafshëve është pesë (5).