MANDATI
Mandati kryesor i Departamenti i Sigurisë Ushqimore mbështet Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në hartimin e politikave dhe strategjisë së sigurisë ushqimore, duke përgatitur zbatimin e programit përmes udhëzimeve, informatave dhe dokumenteve relevante për sigurinë ushqimore.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni i Politikave të sigurisë ushqimore dhe
2. Divizioni i politikave të veterinës dhe mirëqenies së kafshëve.
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit tё Sigurisë Ushqimore janë:
1. Harton politikat për sigurinë e ushqimit në Republikën e Kosovës;
2. Harton programin kombëtar për përmirësimin e ndërmarrjeve për produkte dhe
nënprodukte me origjinë shtazore dhe bimore;
3. Propozon masat mbështetëse për zhvillimin e sektorit të sigurisë ushqimore;
4. Monitoron implementimin e politikave dhe strategjive dhe realizimin e objektivave për fushën e sigurisë ushqimore me origjinë shtazore dhe bimore;
5. Bashkëpunon në adresimin e rekomandimeve të propozuara nga misionet e auditimit të Zyrës për Ushqimin dhe Veterinarinë pranë Komisionit Evropian.
2. Drejtori i Departamentit tё Sigurisë Ushqimore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i tё punësuarve nё Departamentin e Sigurisë Ushqimore është shtatë (7).