Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë janë:
- 1.1. Grumbullimi i të dhënave të nevojshme për kalkulimin e Standardit Output dhe hartimin e
- planit të mostrës;
- 1.2. Kalkulimi i koeficienteve të Standard Outputit në bashkëpunim me Agjencinë e
- Statistikave të Kosovës;
- 1.3. Analizimi i fushës së observimit dhe hartimi i planit të mostrës në bazë të fushës së
- observimit;
- 1.4. Organizimi, menaxhimi dhe rifreskimi i anketës – Libri i Fermës së Rrjetit të dhënave të
- kontabilitetit në fermë konform rregulloreve të BE-së;
- 1.5. Verifikimi, testimi dhe validimi i të dhënave të mbledhura;
- 1.6. Përgatitja e raporteve mbi gjendjen ekonomike të fermave dhe vlerësimi i ndikimit të
- mbështetjes në strukturën dhe performancën e fermave;
- 1.7. Shqyrtimi i kërkesave për qasje në të dhënat e Rrjetit të dhënave të kontabilitetit në fermë
- për palët e jashtme dhe përgatitja e të dhënave sipas kërkesave të aprovuara;
- 1.8. Raportimi i të dhënave dhe rezultateve të Rrjetit të dhënave të kontabilitetit në fermë para
- komisioneve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përafrimi i legjislacionit përkatës;
- 1.9. Ushtrimi i rolit të zyrës ndërlidhëse me Komisionin Evropian për raportimin e të dhënave
- të Rrjetit të dhënave të kontabiliteti në fermë;
- 1.10. Përgatitja e raporteve me të dhënat e fermës dhe analiza financiare në nivel ferme.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë raporton tek Drejtori
i Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë është tre
(3).
Kontakti: Hasa Gucati – U.D. Udhëheqëse e Divizionit për Rrjetin e të Dhënave të Kontabilitetit në Fermë
E-mail: hasa.gucati@rks-gov.net Tel: +383(0)38/ 200 38 866