MANDATI
Departamenti i Blegtorisë mbështet Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në hartimin e politikave të prodhimtarisë blegtorale, mbarështimin e kafshëve të fermës, shpezëve, bletarisë dhe peshkatarisë.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni për Prodhimtari Blegtorale;
2. Divizioni për Mbarështim të Kafshëve, Shpezëve, Bletëve dhe Peshkatarisë;
3. Qendra për mbarështimin e kafshëve.
1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Blegtorisë janë:
1. Propozon dhe harton politikat, legjislacionin dhe dokumentet strategjike në fushën e blegtorisë;
2. Përgatit analiza mbi prodhimtarinë blegtorale dhe mbarështimin e kafshëve;
3. Krijon dhe mirëmbanë sistemet dhe bazën e të dhënave për resurset gjenetike të kafshëve dhe prodhimeve blegtorale;
4. Harmonizon dhe propozon standardet e prodhimeve me origjinë shtazore të cilat duhet të jenë sipas standardeve për indikatorët gjeografik;
5. Promovon teknologjitë dhe bioteknologjitë në prodhimet blegtorale dhe mbarështimin e kafshëve.
2. Drejtori i Departamentit të Blegtorisë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm
3. Numri i të punësuarve nё Departamentin e Blegtorisë është dymbëdhjetë (12).