Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për politika të veterinës dhe mirëqenies së kafshëve, janë:
- 1.1. Merr pjesë në përgatitjen e politikave dhe legjislacionit në fushën e veterinës dhe
- mirëqenies së kafshëve;
- 1.2. Kryen hulumtimet epidemiologjike, studime dhe programet e survejancës dhe hulumtimet
- e evidencave shëndetësore në lidhje me sëmundjet infektive, zoonotike, sëmundjet me
- predispozim mjedisor, bio -rreziqet dhe problemet e shëndetit të kafshëve ne përgjithësi;
- 1.3. Përgatitë programet e profilaksisë veterinare për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, në
- lidhje me kontrollin, çrrënjosjen e sëmundjeve zoonotike dhe infektive në kafshë përmes
- masave të vaksinimit, gjurmimit, eliminimit dhe surejancën veterinare;
- 1.4. Monitoron paraqitjen e sëmundjeve infektive, shpërndarjen demografike, rezultatet
- laboratorike, për të evidentuar vatrat, tendencën e përhapjes dhe burimet e mundshme të
- sëmundjeve të kafshëve;
- 1.5. Harton raportet për hetimet epidemiologjikë, situatën e sëmundshmërisë ne rajon dhe në
- vend, ecurinë e profilaksisë, zbatimit të strategjive dhe ofron mbështetje informative mbi
- kufizimin e përhapjes së sëmundjeve infektive;
- 1.6. Ndihmon në përmirësimin e sistemit të informacionit veterinar dhe kryen trajnime të
- personelit veterinar në lidhje me sistemin e informacionit blegtoral, zbatimin e protokolleve të
- suvejancës dhe procedurave të punës për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve ne kafshë;
- 1.7. Harton planet e trajnimeve të veterinerëve zyrtar në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore
- në fuqi.
2. Udhëheqësi i Divizioni për politika të veterinës dhe mirëqeniessë kafshëve raporton tek Drejtori
i Departamentit të Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit Publik.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për politika të veterinës dhe mirëqenies së kafshëve është
tre (3)
Kontakti: Adem Arifaj – Udhëheqës i Divizionit për mbrojtjen e bimëve
E-mail: adem.arifaj@rks-gov.net
Tel: +383(0)38/ 211 138