Prishtinë, 11 nëntor 2015 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë nesër në takimin e nëntë të ministrave të bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore, në kuadër të Grupit Punues Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal (SWG). SWG është një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare, e cila përbehet nga institucionet qeveritare përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendet e Evropës Juglindore. Takimi do të mbahet në Tiranë nën patronatin e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Pjesë e kësaj konference janë edhe ministra të bujqësisë të shteteve të rajonit, përfaqësues nga Komisioni Evropian, anëtarë të SWG-ve, përfaqësues të palëve të interesit, etj. Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin mes shteteve të Evropës Juglindore në fushën e bujqësisë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00