Mandati
Mandati kryesor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është të ofroj mbështetje administrative Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes hartimit, planifikimit, mbikëqyrjes dhe menaxhimit të buxhetit dhe financave. Zhvillimit dhe menaxhimit të resurseve humane, si dhe përmes ofrimit të Shërbimeve te tjera: Teknologjisë Informative, Logjistike, Arkivimit, etj.
Struktura Organizative e Departamentit:
1. Divizioni i Logjistikës dhe Arkivit;
2. Divizioni për Teknologji Informative
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme janë:
1. Menaxhon dhe koordinon ofrimin e shërbimeve të përgjithshme për tërë sistemin ministror,
në pajtim me legjislacionin në fuqi;
2. Menaxhon sistemin arkivor dhe punët e zyrës;
3. Ofron shërbimet logjistike;
4. Siguron dhe administron ofrimin e shërbimeve të përkthimeve;
5. Siguron menaxhimin e pasurisë, përfshirë edhe stoqet;
6. Kryen detyra tjera në pajtim me legjislacionin në fuqi.
2. Drejtori i Departamentit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Departamentin e Shërbimeve të Përgjithshme është tetëmbëdhjetë
(18).
Kontakti:
Personi kontaktues: Fëllanza Balaj – Kurtishaj – Drejtore e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme-DFSHP
Tel: +383 (0)38/200-38-451
E-mail: fellanza.balaj@rks-gov.net