

Prishtinë, 10 shkurt 2016 – Zwvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Vezir Januzi me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Me rastin e vizitës Zv. ministri Januzi, sot gjatë ditës ka zhvilluar takim pune me presidentin e Odës së Bizneseve Turko-Ballkanike (OBTB) z. Akin Kazanqogllu. Zv. ministri Januzi i njoftoi përfaqësuesit e OBTB-së për politikat e ndwrmarra nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht MBPZHR-së për rritjen e përkrahjes për sektorin e bujqësisë. Me theks të veëantë për përpunimin dhe prodhimin e produkteve bujqësore dhe agroushqimore. Nga ana e tij, presidenti Kazanqogllu dhe bordi udhëheqës i kësaj Ode e informuan për bashkëpunimin e bizneseve anëtare të saj dhe institucioneve, si dhe komunitetit të bizneseve të Republikës së Kosovës. Në fund të dyja palët ranë dakord për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit.