Zëvendësministri i MBPZHR-së Vezir Januzi sot gjatë ditës zhvilloi një takim me fermerët e fshatit Mramuer me rrethinë.Këtë takim e zhvilloi me qëllimin që t’i njoftoi ata me buxhetin që ka ndarë Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimir Rural (MBPZHR) për t’i përkrahur ata.Po ashtu në këtë takim i informoi ata edhe për konkursin për grante që ka hapur Ministria si dhe atë për subvencione që do të hapet së shpejti. Januzi i ftoi ata që të aplikojnë për të përfituar nga këto masa.Zv.Ministri Januzi vizitoi poashtu edhe njërin nga fermeret e dalluar të kësaj ane, Shefki Gashin i cili kishte një numer të madh të krerëve të lopve.