Prishtinë, 04 maj 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, dje ka takuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për masat mbështetëse të ministrisë për këtë vit. Zëvendësministri Januzi, tha se MBPZHR-ja përmes masave të saj mbështetëse do të vazhdojë përkrahjen e fermerëve të komunës së Lipjanit, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori në këtë komunë. Nga ana e tij, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, shprehu gatishmërinë e tij për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00