Prishtinë, 10 qershor 2016 Lidhja e Bletarëve të Kosovës shumë shpejt do të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Bletarisë ?Apimondia?, e cila ka konfirmuar se e ka njohur të drejtën e anëtarësimit të LBK-së. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi pati me përfaqësuesit e Lidhjes së Bletarëve, ku u bisedua për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe LBK-së rreth këtij anëtarësimi.Zëvendësministrit Januzi, tha se anëtarësimi në këtë organizatë, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të bletarëve në vend dhe sipas tij kjo arritje është bërë falë bashkëpunimit të Lidhjes së Bletarëve me MBPZHR-në.Në këtë takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të bletarisë në Republikën e Kosovës dhe mundësinë e mbështetjes së këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00