Prishtinë, 30 qershor 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, takoi kryetarin e Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, Zenel Bunjakun, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë.Zëvendësministri Januzi, gjatë kësaj vizite u njoftua më për së afërmi me punën që po bëhet në IADK, ku pati mundësinë edhe të përcjellë trajnimin për të bërit biznes të disa grave fermere, i cili është duke u mbajtur në hapësirat e kësaj iniciative.Po ashtu, ai e njoftoi kreun e IADK-së për mbështetjen e MBPZHR-së për sektorin e bujqësisë dhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie.Nga ana e tij, kryetari Zenel Bunjaku, e njoftoi zëvendësministrin lidhur me aktivitetet, projektet dhe angazhimet e IADK-së në zhvillimin e sektorit agrorural të Kosovës.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00