Prishtinë, 06 korrik 2016 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Ministri Krasniqi e njoftoi edhe për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për këtë vit. Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga zëvendës përfaqësuesja Roccasalvo për ofrimin e përkrahjes përmes ekspertëve, në hartimin e Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjë që është shumë e rëndësishme për avancimin e mëtejmë të sektorit në vend. Po ashtu, ministri ka falënderuar UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e bujqësisë.Në anën tjetër, zëvendës përfaqësuesja e përhershme UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, vlerësoi punën që po bëhet në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe shtoi se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori, përmes projekteve të ndryshme për fermer, përmes angazhimit të ekspertëve në hartimin e ligjeve, si dhe projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00