Prishtinë, 13 korrik 2016 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim lamtumirës me shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve.Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar shefen e UNICEF-it në Kosovë për përkrahjen që e ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë. Ai e ka njoftuar atë lidhur me ecurinë e implementimit të ligjit për pasurimin e miellit si dhe furnizimin me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë.Ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me UNICEF-in, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të interesit të përbashkët.Nga ana e saj, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, vlerësoi përkushtimin e ministrisë për të avancuar zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të organizatës për të përkrahur edhe më tej MBPZHR-në.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00