Prishtinë, 09 gusht 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, kanë vizituar disa bletarë të kësaj komune, ku për së afërmi janë njoftuar me investimet e bëra në sektorin e bletarisë në këtë anë.Po ashtu, ata kanë vizituar edhe fabrikën për përpunimin e mjaltit në komunën e Pejës, me ë?rast zëvendësministri Januzi i njoftoi ata edhe me investimet e ministrisë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në sektorin e bletarisë në vend. Zëvendësministri theksoi se mbështetja për sektorin e bletarisë do të rritet në vazhdimësi me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së mjaltit dhe produkteve të saj.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00