Prishtinë, shtator 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë kësaj vizite ai ka takuar përfaqësuesit e sektorit pyjor të këtij shteti, me të cilët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e pylltarisë, në shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen që institucionet e ndryshme të këtij sektori në Itali mund të japin për sektorin pyjor në Kosovë. Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendësministri Januzi është njohur për së afërmi me përvojat e këtij shteti në menaxhimin e pyjeve, ku dhe ka marrë mbështetjen e këtij shteti për bashkëpunim të ardhshëm në sektorin pyjor.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00