Prishtinë, 12 tetor 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj ane.Zëvendësministri Januzi, e ka njoftuar kryetarin për projektet zhvillimore të kësaj ministrie, në të cilat ai tha se kanë gjetur mbështetje edhe fermerët e komunës së Podujevës. Përmes mbështetjes së vazhdueshme të MBPZHR-së, ai tha se fermerët e kësaj komune kanë shënuar rritje rekorde të sipërfaqeve të mbjella me kulturën e mjedrës.Mbështetja e MBPZHR-së, sipas zëvendësministrit do të rritet në vazhdimësi në vitet e ardhshme, me qëllim të shtimit të mëtejmë të sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.Nga ana e tij, kryetari i Podujevës falënderoi zëvendësministrin për përkrahjen e vazhdueshme të ministrisë dhe e njoftoi atë lidhur me projektet e komunës për bujqësi, si një nga fushat kryesore për zhvillimin ekonomik.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00