Prishtinë, 20 tetor 2016 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë.Ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës nëpër vite në shumë sektorë, e në veëanti në bujqësi. Në këtë drejtim, ministri përmendi edhe pjesëmarrjen e agrobizneseve nga Kosova në Panairin e parë ndërkombëtarë të industrisë së ushqimit “Sial Paris”, për ëka tha se ishte një tjetër dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe një mundësi më shumë për bizneset nga Kosova që të depërtojnë në tregun evropian. Më tutje, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm. Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës në fushën e bujqësisë, duke ditur faktin se Franca është një prej vendeve lidere në bujqësi.Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, konfirmoi gatishmërinë për përkrahje në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00