Prishtinë, 25 qershor 2024 – Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë.
Gjatë këtij takimi Sekretarja Çerkini i ka njoftuar ata me të arriturat e deritanishme në bujqësi, si rezultat i mbështetjes institucionale, por edhe donatorëve ndërkombëtarë. Po ashtu, ajo i ka njoftuar edhe me objektivat dhe prioritetet e Ministrisë, duke theksuar se në vazhdimësi po i avancojnë politikat bujqësore.
Me këtë rast, Sekretarja së bashku me drejtorët e departamenteve në MBPZhR kanë prezantuar para përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë edhe nevojat që ka sektori për mbështetje përmes programit TAIEX (Instrument financiar i BE-së që mbështet vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësim në BE).
Sekretarja Çerkini ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00