Prishtinë, 25 korrik 2024 – Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini ka pritur sot në takim përfaqësuesit e panairit “International Horticultural Expo 2027”, që do të mbahet në Yokohama të Japonisë, me të cilët ka diskutuar për përgatitjet që janë duke u bërë për pjesëmarrjen e kompanive kosovare në këtë panair prestigjioz.
Me këtë rast, Sekretarja Çerkini i ka njoftuar ata se kompanitë kosovare janë të gatshme për prezantimin e produkteve të tyre dhe për krijimin e partneriteteve të reja me bizneset ndërkombëtare.
“Ky panair do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar produktet tona dhe për të eksploruar tregje të reja. Po ashtu, jam optimiste që pjesëmarrja në “International Horticultural Expo 2027” do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe do të sjellë rezultate të frytshme për të dyja palët”, ka thënë Sekretarja Çerkini.
Gjatë këtij takimi, krahas tjerash, ajo i ka njoftuar ata edhe me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë dhe për politikat bujqësore, të cilat theksoi se kanë ndikuar në zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive bujqësore në vend.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00