
Prishtinë, 02 nëntor 2016 Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka marrë pjesë në prezantimin e planit të punës të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, lidhur me ofrimin e trajnimeve në sektorin e blegtorisë, për të cilën kjo e fundit është certifikuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.Më poshtë mund të gjeni fjalimin e zëvendësministrit Januzi:Të nderuar pjesëmarrës, Fillimisht me lejoni te falënderoj IADK-në ?Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës?, si partner i ëmuar i MBPZHR-së për angazhimin përkushtimin dhe kontributin e ëmuar ne promovimin dhe zhvillimin, avancimin dhe modernizimin e sektorit agrorurual të Kosovës, si dhe për mbështetjen teknike, profesionale dhe financiare për sektorin bujqësor . Falënderojmë me konsideratë po kështu edhe donatorët ndërkombëtarë, BE-në USAID-in, për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit bujqësor .Ju dëshiroj edhe suksese tjera në arritjen e akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për trajnim ne sektorin e blegtorisë.Me respekt për donatorin BFë, nga Gjermania që ka ndihmuar me modulet e kursit për akreditim.është po ashtu e rëndësishme të theksohet në këtë event se MBPZHR ka miratuar strategjinë për shërbimet këshilluese 2012-2016 dhe ligjin për shërbime këshilluese me aktet nënligjore për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes dhe përmirësimin e trajnimit në bujqësi në harmon me kërkesat e BE-së për Sistemin Këshillues në Fermë sipas Politikave të Përbashkëta Bujqësore (PPB-të) dhe dispozitave për Instrumentin për Asistencën e Para-anëtarësimit për Bujqësi dhe Zhvillim rural (IAPBZHR ? IPARD).? Kemi themeluar 31 Qendra Informative Komunale në 31 komuna të Kosovës;? Janë certifikuar 38 këshilltare publikë dhe 98 këshilltare privat.Jemi duke punuar edhe në certifikimin e personave juridikë për ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe me këtë rast ftojmë edhe IADK-në aplikim dhe certifikim.Tani më bujqësia e Kosovës është duke u zhvilluar në koherencë me trendet e reja bashkëkohorë me aplikimin metodave dhe teknologjive më të avancuara evropiane e ndërkombëtare , me përdorimin e imputeve dhe praktikave dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare veëmas me përkushtimin e të rinjve për t?u marrë me bujqësi duke përfshirë edhe femrat gjithnjë e më të interesuara, të përgatitura dhe të trajnuara me standardet dhe përvojat më të avancuara ndërkombëtare.