Prishtinë, 27 shkurt 2018 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, priti sot në një takim përfaqësuesit e Rrjetit të Agjencisë Ndërkombëtare të Marketingut ëM&CSAATCHIë, me të cilët ka diskutuar lidhur me format e promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës përmes kësaj kompanie. Me këtë rast, ministri Rikalo, i ka njoftuar ata me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, në veëanti me investimet e MBPZHR-së, që janë bërë gjatë viteve të fundit, në promovimin e këtij sektori dhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhe promovimit të tyre në tregun vendor dhe atë të huaj. Investimet e Ministrisë së Bujqësisë në këtë drejtim, sipas ministrit Rikalo do të bëhen edhe në vitet e ardhshme, ku objektiv i tyre përpos rritjes së prodhimtarisë, është edhe rritja e eksportit të produkteve bujqësore përmes përmirësimit të aftësive konkurruese të fermerëve. Për këtë qëllim, ai ka diskutuar me përfaqësuesit e kompanisë së marketingut për mënyrat që do të mund të bashkëpunonin në të ardhmen për promovimin e produkteve bujqësore në tregun ndërkombëtar, gjë që sipas tij do të ndikonte edhe në stimulimin e rritjes së eksportit kosovar. Nga ana tjetër, Aneil Bedi, njëri nga partnerët e kompanisë ëM&CSAATCHIë, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe e njoftoi ministrin lidhur me format, me të cilat ata janë të gatshëm të promovojnë produktet kosovare. Ai po ashtu e ka njoftuar ministrin se kjo kompani së bashku me partnerët e tyre janë të fokusuar në trajtimin e disa prej problemeve më sfiduese dhe më të rëndësishme të njerëzimit, në vendet në zhvillim.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00