Prishtinë, 9 tetor 2018 ë Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sqaron opinionin publik lidhur me artikullin e publikuar sot në të përditshmen ëKoha Ditoreë me titull: ëMinistria e Bujqësisë ia falsifikon nënshkrimin kryeshefit të suspenduarë, se pretendimet e paraqitura në këtë artikull që qëllimisht u është dërguar fermerëve vendimi me emrin dhe nënshkrimin e ish-kryeshefit, Elhami Hajdari, nuk qëndrojnë. Në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë kemi një sistem elektronin të menaxhimit të Projekteve të Zhvillimit Rural ë Granteve, ku në sistem është i vendosur automatikisht vendimi me nënshkrim, pasi këto vendime u dërgohen diku rreth 35 mijë aplikuesve. Me këtë rast ne si institucion kemi për obligim tëa sqarojmë opinionin publik se ka ndodhur gabim teknik për disa aplikues, të cilëve u është dërguar vendimi me emrin dhe nënshkrimin e ish-kryeshefit, pasi vetëm një ëfileë nuk është rifreskuar me të dhëna të reja, konkretisht vendimet për refuzim të Masës 103. Këtë lëshim teknik e kemi vërejtur menjëherë dhe të gjitha palëve ua kemi dërguar njoftimin e përditësuar me të dhëna të reja dhe gjithashtu u kemi kërkuar falje. Pra, nuk kemi të bëjmë me nënshkrime të vendimeve nga ish-kryeshefi, por kemi të bëjmë me një gabim teknik të sistemit elektronik.