1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbarështimi të Kafshëve, Shpezëve, Bletëve dhe Peshkatarisë janë:
1.1. Hartimin e politikave zhvillimore në fushën e mbarështimit të shpezëve, bletëve dhe peshkatarisë;
1.2. Propozon dhe bënë hartimin e legjislacionit për sektorët e mbarështimit të kafshëve, shpezëve, bletëve dhe peshkatarisë;
1.3. Analizon dhe hulumton prodhimtarinë blegtorale dhe resurset gjenetike të kafshëve të fermës, shpezëve, bletëve dhe peshkatarisë;
1.4. Krijon dhe mirëmban sistemin dhe bazën e të dhënave për mbarështimin e kafshëve, shpezëve, bletëve dhe peshkatarisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbarështimi të Kafshëve, Shpezëve, Bletëve dhe Peshkatarisë raporton tek Drejtori i Departamentit të Blegtorisë.
3. Numri i të punësuarve nё Divizionin për Mbarështimi të Kafshëve, Shpezëve, Bletëve dhe Peshkatarisë është tre (3).