1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë janë:
1.1. Grumbullimi i të dhënave të nevojshme për kalkulimin e Standardit Output dhe hartimin e planit të mostrës;
1.2. Kalkulimi i koeficienteve të Standard Outputit në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës;
1.3. Analizimi i fushës së observimit dhe hartimi i planit të mostrës në bazë të fushës së observimit;
1.4. Organizimi, menaxhimi dhe rifreskimi i anketës – Libri i Fermës së Rrjetit të dhënave të kontabilitetit në fermë konform rregulloreve të BE-së;
1.5. Verifikimi, testimi dhe validimi i të dhënave të mbledhura;
1.6. Përgatitja e raporteve mbi gjendjen ekonomike të fermave dhe vlerësimi i ndikimit të mbështetjes në strukturën dhe performancën e fermave;
1.7. Shqyrtimi i kërkesave për qasje në të dhënat e Rrjetit të dhënave të kontabilitetit në fermë për palët e jashtme dhe përgatitja e të dhënave sipas kërkesave të aprovuara;
1.8. Raportimi i të dhënave dhe rezultateve të Rrjetit të dhënave të kontabilitetit në fermë para komisioneve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përafrimi i legjislacionit përkatës;
1.9. Ushtrimi i rolit të zyrës ndërlidhëse me Komisionin Evropian për raportimin e të dhënave të Rrjetit të dhënave të kontabiliteti në fermë;
1.10. Përgatitja e raporteve me të dhënat e fermës dhe analiza financiare në nivel ferme.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë raporton tek Drejtori i Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë është tre (3).
Kontakti: Hasa Gucati – Udhëheqëse e Divizionit për Rrjetin e të Dhënave të Kontabilitetit në Fermë
E-mail: hasa.gucati@rks-gov.net Tel: +383 38 200 38 884