1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për politika të veterinës dhe mirëqenies së kafshëve janë:
1.1. Merr pjesë në përgatitjen e politikave dhe legjislacionit në fushën e veterinës dhe mirëqenies së kafshëve;
1.2. Kryen hulumtimet epidemiologjike, studime dhe programet e survejancës dhe hulumtimet e evidencave shëndetësore në lidhje me sëmundjet infektive, zoonotike, sëmundjet me predispozim mjedisor, bio-rreziqet dhe problemet e shëndetit të kafshëve në përgjithësi;
1.3. Përgatit programet e profilaksisë veterinare për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, në lidhje me kontrollin, çrrënjosjen e sëmundjeve zoonotike dhe infektive në kafshë përmes masave të vaksinimit, gjurmimit, eliminimit dhe surejancën veterinare;
1.4. Monitoron paraqitjen e sëmundjeve infektive, shpërndarjen demografike, rezultatet laboratorike, për të evidentuar vatrat, tendencën e përhapjes dhe burimet e mundshme të sëmundjeve të kafshëve;
1.5. Harton raportet për hetimet epidemiologjikë, situatën e sëmundshmërisë në rajon dhe në vend, ecurinë e profilaksisë, zbatimit të strategjive dhe ofron mbështetje informative mbi kufizimin e përhapjes së sëmundjeve infektive;
1.6. Ndihmon në përmirësimin e sistemit të informacionit veterinar dhe kryen trajnime të personelit veterinar në lidhje me sistemin e informacionit blegtoral, zbatimin e protokolleve të suvejancës dhe procedurave të punës për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve në kafshë;
1.7. Harton planet e trajnimeve të veterinerëve zyrtar në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
2. Udhëheqësi i Divizioni për politika të veterinës dhe mirëqenies së kafshëve raporton tek Drejtori i Departamentit të Sigurisë Ushqimore.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për politika të veterinës dhe mirëqenies së kafshëve është tre (3).