Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
1. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e të Institutit Pyjor për hulumtime shkencore janë:
- 1.1. aktivitetet kërkimore, edukative dhe avancimin e resurseve njerëzore dhe hartimin e
planeve, projekteve, programeve dhe studimeve në fushën e pylltarisë dhe gjuetisë;
1.2. monitorimin profesional të dëmtimit të pyjeve, duke përfshirë monitorimin e Programit
për Bashkëpunim Ndërkombëtar;
1.3. orientimin, raportimin dhe diagnostikimin e aktiviteteve për mbrojtje të pyllit;
1.4. përcaktimin e standardeve profesionale për kryerjen e punëve në pyje;
1.5. hulumtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve në pyje dhe propozimin e marrjes së masave;
1.6. lëshimin e certifikatave për farërat dhe fidanëve pyjore;
1.7. kontrolle fitosanitare të farërave, fidanëve dhe pyjeve;
1.8. menaxhimin e grumbujve pyjore faror dhe prodhimi i farërave pyjore;
1.9. standardizimin dhe prodhimin e fidanëve pyjore;
1.10. ruajtjen e resurseve gjenetike të llojeve pyjore;
1.11. kryen edhe detyra tjera në pajtim me legjislacionin në fuqi.
2. Udhëheqësi i Institutit Pyjor për hulumtime shkencore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Instituti Pyjor për hulumtime shkencore është i barasvlershme me Divizionin.
4. Numri i të punësuarve në Institutin Pyjor për Hulumtime Shkencore është nëntë (9).
Kontakti: Adem Arifaj – Udhëheqës i Divizionit për mbrojtjen e bimëve
E-mail: adem.arifaj@rks-gov.net
Tel: +383(0)38/ 211 138