Prishtinë, 16 prill 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që e jep Gjermania, në veëanti GIZ-i për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.Ministrja Zivic me këtë rast shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë dhe theksoi për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend.Me këtë rast, ministrja vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.Në anën tjetër, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00