Raporti:
Raporti:
Raporti:
Raporti:
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Logjistikës dhe Arkivit janë:
- 1.1. Siguron kushtet e punës dhe të akomodimit për stafin e Ministrisë;
1.2. Menaxhon inventarin dhe depot e Ministrisë;
1.3. Bën pranimin, kontrollimin e pasurisë, menaxhimin e stoqeve dhe përgatitjen e raporteve
përkatëse;
1.4. Përcjell lëvizjen e pasurisë dhe ofron informacione të duhura lidhur me lëvizjen e pasurisë
dhe përgatit dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë – tjetërsimit;
1.5. Ofron shërbime për nevojat e Ministrisë për inventar, mallra dhe pajisje tjera të zyrës për
punë;
1.6. Siguron ofrimin e shërbimit të transportit dhe bën menaxhimin e veturave të Ministrisë dhe
atyre që janë në shfrytëzim të saj;
1.7. Ofron ndihmë logjistike mbështetëse për organizimin e takimeve të personelit të Ministrisë;
33
1.8. Pranon dhe kontrollon dokumentet hyrëse dhe dalëse;
1.9. Evidenton dokumentet hyrëse dhe dalëse në librin përkatës të protokollit;
1.10. Në bashkëpunim me njësitë hartuese të shkresave vendos shenjat e klasifikimit, dhe afatin
e ruajtjes të të gjitha dokumenteve;
1.11. Bën vulosjen e dokumenteve përkatëse;
1.12. Bën përpunimi final dhe vendos shkresat në arkiv;
1.13. Ofron mbështetje në asgjësimin e dokumenteve të panevojshme dhe dorëzimin e lëndës
arkivore pas një afati të caktuar ligjor në Arkivin Shtetëror të Kosovës;
1.14. Bën dërgimin e dokumenteve, në procedim të mëtutjeshëm në formë fizike dhe/apo
elektronike dhe organizon shpërndarjen e shkresave të Ministrisë tek institucionet tjera dhe
palëve me interes;
1.15. Siguron vendosjen e dokumenteve në regjistraturë;
1.16. Siguron menaxhimin e hapësirave arkivore të Ministrisë dhe materialit arkivor, përfshirë
zhvillimi i procedurave për ruajtje dhe asgjësim sipas legjislacionit në fuqi;
1.17. Siguron informimin e zyrtarëve të Ministrisë mbi procedurat administrative, pranimin,
evidentimin, shpërndarjen e dokumenteve zyrtare për klasifikimin dhe ruajtjen e tyre;
1.18. Siguron ofrimin e shërbimeve të përkthimit në gjuhët zyrtare, nga gjuhët zyrtare në gjuhë
të tjera dhe anasjelltas të dokumenteve zyrtare dhe dokumenteve të tjera të nevojshme për
Ministrinë;
1.19. Ofron përkthimin simultan/ konsekutiv në gjuhët zyrtare, nga gjuhët zyrtare në gjuhë të
tjera dhe anasjelltas për nevojat e Ministrisë;
1.20. Ofron shërbimin e lektorimit;
1.21. Ofron shërbime të tjera të ndërlidhura me administrimin e përkthimeve dhe mbështetjen
gjuhësore; dhe
1.22. Kryen detyra të tjera që i caktohen nga Ministria sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Logjistikës dhe Arkivit raporton tek Drejtori i Departamentit.
3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Logjistikës dhe Arkivës është katërmbëdhjetë
(14).
Kontakti: