Prishtinë, 21 maj 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi OëConnell, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.Ministrja Zivic, me këtë rast ka falënderuar ambasadorin OëConnell, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë tëi bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.Ministrja shprehi gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.Nga ana e tij, ambasadori Ruairi OëConnell, e ka përgëzuar ministren për emërimin e saj si ministre e bujqësisë, dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00