Prishtinë, 24 maj 2019 – Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve të ndryshme bujqësore. Kjo bankë do të vazhdojë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë edhe në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Kështu është thënë sot në takimin që ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic pati me menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe konsulenten e lartë për bujqësi, Silvia Mauri. Gjatë këtij takimi është biseduar për programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi, si dhe për format e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e bujqësisë. Ministrja Zivic falënderoi menaxherin e BB-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe theksoi se MBPZhR-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me BB-në edhe në të ardhmen për realizmin e shumë projekteve tjera. Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të Strategjisë së për Kosovën.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00