Prishtinë, 18 qershor 2019 ë Kooperativën e grave “Eva” e cila gjendet në fshatin Videjë të Klinës, gjatë ditës e vizitoi Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic me bashkëpunëtorë, ku aty u pritën nga punëtoret e kësaj kooperative, veëoria e së cilës është që gra shqiptare dhe serbe në harmoni e zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë qendër e cila për konsumatorët e saj ofron mish derri të freskët dhe të tymos të një cilësie të lartë. Me këtë rast, Ministrja Zivic i përgëzoi gratë e kësaj qendre për punën e madhe që po e bëjnë në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit duke shtuar se përkushtimi dhe puna juaj, ka bërë që tryezat tona të jenë të mbushura me prodhime të freskëta vendore. ëQeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë afër agrobizneseve dhe do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre me gjithë potencialin që posedojmë, tha Ministrja Zivic. ëEVAë është një kooperativë e grave e cila merret me kultivimin e mishit të derrit, të cilin e sigurojnë nga bashkëpunimi me disa ferma të vogla të mbarështimit në zonën e Klinës.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00