Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot kanë realizuar vizita në terren në këtë komunë, me qëllim të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë si pasojë e vërshimeve të fundit.
Gjatë kësaj vizite, ata qëndruan tek fermeri Esmer Mustafa nga fshati Tërstenik, ku janë evidentuar dëme të shumta, përfshirë dëmtimin e pjesshëm të grurit të deponuar, dëmtimin e elektromotorëve të sillosave, si dhe dëme të tjera materiale të shkaktuara nga vërshimet.
“Këto dëme dëshmojnë ndikimin që vërshimet e fundit kanë pasur në sektorin e bujqësisë, ndërsa u interesuam drejtpërdrejt për gjendjen e fermerëve të prekur dhe për të qenë pranë tyre në këtë situatë të vështirë. Shkarkimet sa më të shpejta të ujit nënkuptojnë dëme më të pakta në sektorin e bimëve të arave”, ka thënë Ministri në detyrë Demelezi.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00