Ministri në detyrë Demelezi vizitoi fermën e pulave të prekur nga vërshimet në Orllat
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka vazhduar vizitat në terren për të parë nga afër gjendjen në zonat e prekura nga vërshimet e fundit. Me këtë rast, ai vizitoi fermën e pulave në fshatin Orllat, me pronar Burim Bujupi, e cila ka kapacitet prej rreth 8,000 pula në njërën nga fermat e tij.
Gjatë vizitës, pronarët e fermës e njoftuan ministrin se, si pasojë e vërshimeve, ferma ka pësuar dëme, por falë reagimit të shpejtë të pronarëve dhe angazhimit të familjarëve të tyre, janë shpëtuar rreth 6,000 pula.
Ministri në detyrë, Imri Demelezi, theksoi se kjo situatë pasqyron pasojat serioze që vërshimet mund të shkaktojnë në sektorin e bujqësisë, duke nënvizuar nevojën që këto rreziqe të parashikohen dhe të parandalohen përmes intervenimeve paraprake të planifikuara, veçanërisht në mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit dhe grykëderdhjeve.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00