Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin ka takuar drejtoreshën e përgjithshme të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), Dr. Emmanuelle Soubeyran.
Gjatë këtij takimi, fokus i diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë veterinare.
“Në këtë takim u theksua mbështetja e kësaj organizate në përmbushjen e standardeve dhe kërkesave ndërkombëtare për shëndetin e kafshëve, si dhe nevoja për forcimin e sistemit veterinar, përfshirë mbikëqyrjen, kontrollin sanitar dhe menaxhimin e sëmundjeve”, tha ministri Demelezi.
Po ashtu, ai theksoi se ky bashkëpunim synon rritjen e besueshmërisë së Republikës së Kosovës në tregjet ndërkombëtare, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit blegtoral.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00