Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi zhvilloi një takim bilateral me zëvendësministren e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Lozana Vasileva, ku u riafirmua bashkëpunimi për forcimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë.
“Diskutuam për prioritetet e bashkëpunimit dypalësh mbi reformat institucionale në funksion të integrimit evropian, forcimin e sigurisë ushqimore, zhvillimin e fermerëve dhe të grupeve prodhuese, si dhe avancimin e politikave për zhvillim rural. Përgjatë bisedës në fokus ishin edhe modalitetet për mbështetjen e grave dhe fermerëve të rinj”, theksoi ministri Demelezi.
Takime të tilla, sipas tij dëshmojnë angazhimin për partneritete të qëndrueshme evropiane dhe për ndërtimin e një sektori bujqësor modern, konkurrues.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00