Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Imri Demelezi udhëhoqi takimin e Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore, në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, i cili u mbajt në Berlin. Ky takim u zhvillua në cilësinë e tij si përfaqësues i Presidencës së Asamblesë së Grupit Teknik për Zhvillim Regjional dhe Rural në Evropën Juglindore (SWG), ndërsa i pranishëm ishte edhe ministri federal gjerman, Alois Rainer.
Gjatë adresimit të tij, ministri Demelezi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në frymën e Procesit të Berlinit.
“Po ashtu, ndava progresin e Kosovës në përafrimin e politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së, veçanërisht në fushat e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë për reforma dhe zhvillim afatgjatë”, ka thënë Demelezi.
Sipas tij, Kosova po dëshmohet gjithnjë e më shumë si një partner i besueshëm rajonal dhe evropian, i gatshëm për bashkëpunim konstruktiv, investime dhe tregti të lirë.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 15 shtete, përfshirë Francën, Poloninë dhe Italinë.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00