Në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e resurseve tona, Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi zhvilloi një vizitë tjetër në Institutin Pyjor, ku u diskutua për peshën e sektorit të pylltarisë.
“Me drejtorin Luan Hyseni dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderes Ibra, biseduam edhe për rolin e Institutit dhe Agjencisë në monitorimin e gjendjes së pyjeve, përdorimin efikas të fidanishtes, ekzekutimin e duhur të politikave dhe përballjen me sfida si ndryshimet klimatike, sëmundjet e pyjeve, zjarret pyjore dhe vlerën ekonomike e shëndetsore të pyjeve tona”, ka thënë Demelezi.
Ky Institut, me përkrahjen e Komisioni Evropian, Qeverisë së Suedisë dhe FAO-së tashmë posedon infrastrukturë dhe kapacitete teknike bashkëkohore, përfshirë laborator modern, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në menaxhimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor.
Ministri në detyrë Demelezi theksoi se ruajtja dhe rritja e vlerës së pyjeve mbetet prioritet institucional dhe personal si obligim ndaj natyrës dhe gjeneratave të ardhshme.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00