Prishtinë, 15 korrik – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka mbajtur sot takim me Kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe shefat e zyrave regjionale. Në takim është biseduar rreth procesit të vlerësimit të aplikacioneve për subvencione dhe grante investive, ku me këtë rast ministrja ka kërkuar nga shefat e zyrave regjionale që profesionalisht dhe në përputhje me ligjin të bëhet vlerësmi dhe gjitha procedurat tjera deri tek kontrolla në terren. Gjithashtu është dakorduar edhe formimi i komisionit pranë Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, i cili do të mirret me ankesa dhe sygjerime për të gjithë aplikuesit.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00