Prishtinë, 15 korrik – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka takuar përfaqësuesen kryesore të UNDP-së, në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural Ministrja e ka njoftuar atë për investimet e MBPZhR-së që do të realizohen gjatë këtij viti në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për gjitha projektet tjera që për qëllim kanë fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend. Ndër të tjera, ministrja Zivic theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të mbështetjes së grave fermere, veëanërisht të atyre në zonat rurale. ëOfrimi i mbështetjes për gratë në zonat rurale është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë së tyre dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre dhe konsideroj se ndihma është e nevojshme për të certifikuar prodhimet e tyre, duke ua lehtësuar kështu marketingun për produktet e tyre bujqësoreë, tha ministrja. Përfaqësuesja kryesore e UNDP-së, Maria Suokko ka theksuar rëndësinë për mbështetjen e grave fermere, duke shtuar me këtë rast se krahas kësaj do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e bujqësisë në ngritjen e kapaciteteve.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00