Prishtinë, 22 gusht 2019 – Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të ministrisë për këtë vit. Ministrja Zivic, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon. Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e njoftoi ministren për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00