Prishtinë, 07 prill 2026 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, priti në takim Shefin e Zyrës së UNDP në Kosovë, Nuno Queirós.
Me këtë rast, z. Queirós e uroi Ministrin Muja për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive dhe në avancimin e sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në vend.
Nga ana e tij, Ministri Muja falënderoi për vizitën dhe urimin, duke theksuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional me UNDP-në. Ai u shpreh i hapur për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm, përmirësimin e kushteve në zonat rurale dhe fuqizimin e sektorit bujqësor.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm dhe u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00