Të nderuar fermerë,
Pas breshërit, prioritet kryesor është mbrojtja e plagëve të shkaktuara në bimë, parandalimi i infeksioneve dhe stimulimi i rikuperimit të tyre.
Rekomandohet aplikimi i preparateve me bazë bakri për dezinfektimin e plagëve dhe uljen e rrezikut të infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore. Mund të përdoren preparate si:
Këto preparate krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e dëmtuar dhe zvogëlojnë mundësinë e depërtimit të patogjenëve përmes plagëve të shkaktuara nga breshëri.
Pasi të jetë kryer trajtimi mbrojtës, rekomandohet përdorimi i biostimulantëve për të lehtësuar stresin fiziologjik dhe për të nxitur rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Mund të përdoren:
Për të mbështetur rikuperimin e pemëve rekomandohet një program i balancuar ushqyes, duke përfshirë:
Pas breshërit rritet ndjeshëm rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kërpudhore dhe bakteriale. Për këtë arsye, pemishtja duhet të monitorohet rregullisht dhe trajtimet fitosanitare duhet të zbatohen sipas vlerësimit të dëmtimeve, kushteve klimatike dhe rekomandimeve për kulturën përkatëse, duke respektuar preparatet e regjistruara dhe udhëzimet e etiketës.
Shënim: Rekomandimet duhet të përshtaten me llojin e pemës frutore, fazën e zhvillimit, shkallën e dëmtimit dhe kushtet agroklimatike të zonës. Përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit dhe legjislacionin në fuqi
Ku të kërkoni përkrahje dhe këshilla?
Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike i MBPZHR-së ju inkurajon të ndiqni praktikat profesionale bujqësore dhe të kërkoni këshilla në Qendrat Informative Këshillimore Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kontakti për informata shtesë:
Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike – MBPZHR
Rr. “Ukshin Hoti”, Ndërtesa e ish “Ramiz Sadikut”, nr. 120, Kati III
Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 (0)38 200 38 426
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00