Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, Armend Muja, u prit sot në Vjenë nga Ministri Federal i Bujqësisë, Pylltarisë, Klimës dhe Menaxhimit të Ujërave i Austrisë, Norbert Totschnig, në një takim zyrtar kushtuar thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe avancimit të reformave në sektorin e bujqësisë.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave të mbështetjes në bujqësi me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ministrat shkëmbyen gjithashtu përvoja lidhur me forcimin e sistemit të kontrollit zyrtar të ushqimit, zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe mbrojtjes nga breshëri, digjitalizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet instituteve bujqësore dhe institucioneve kërkimore të të dy vendeve.
Në takim u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të ekspertëve, nëpunësve, studiuesve dhe studentëve, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale, transferimin e njohurive dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane.
Ministri Muja falënderoi Ministrin Totschnig për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të kontribuojë në modernizimin e sektorit të bujqësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e përafrimit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00