1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut janë:
1.1. Ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të ministrisë për
promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi;
1.2. Mbështet dhe promovon praktikat e mira për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin si dhe
promovuar barazinë;
1.3. Informon dhe udhëzon për të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe për mjetet ligjore të
disponueshme për këtë mbrojtje për të gjithë punonjësit dhe personat që pretendojnë që janë të
diskriminuar;
1.4. Zhvillojë dialogun e rregullt me institucionet dhe organizatat jo qeveritare dhe grupet e
ndjeshme në lidhje me çështjet e diskriminimit;
1.5. Monitoron zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit;
1.6. Bashkëpunon dhe mbështet Zyrën për Qeverisje të Mirë në hartimin e planeve relevante të
veprimit mbi mbrojtjen nga diskriminimin dhe barazinë, paraqet raport çdo vit në Zyrën për
Qeverisje të Mirë, për zbatimin e Ligjit në nivel ministrie sipas formatit të përcaktuar nga Zyra
për Qeverisje të Mirë, si dhe harton raporte të veçanta për zbatimin e tij;
1.7. Mbledh të dhëna statistikore ne përputhje me nenin 10 (1.5) të Ligjit lidhur me mbrojtjen
nga diskriminimi mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të Ligjit si dhe të dhëna tjera, në nivel
ministror dhe raporton tek Zyra për Qeverisje të Mirë sipas formatit të përgatitur nga Zyra për
Qeverisje të Mirë;
1.8. Në koordinim të ngushtë me strukturat tjera organizative që veprojnë në kuadër të
Ministrisë, promovon të drejtat e njeriut, integrimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi
në të gjitha politikat, programet dhe praktikat/funksionet e ministrisë përkatëse.
2. Udhëheqësi i Njësisë për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut raporton te Sekretari
i Përgjithshëm.
3. Njësia për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut është e barasvlershme me Divizion.
4. Numri i të punësuarve në Njësinë për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut është
katër (4).
Personi kontaktues:
Emine Kelmendi – Udhëheqëse e Njësisë për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të Drejtat e Njeriut
Telefon: +383(0)38/200 – 38 471
E-mail: emine.kelmendi@rks-gov.net