
Prishtinë, 10 qershor – 2021Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Bariëić, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor tejet të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.Gjatë takimit, ata u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes Kosovës e Kroacisë, në veëanti në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë si një nga potencialet kryesore të dy vendeve.Ministri e njoftoi ambasadoren edhe me programet zhvillimore dhe projektet e Ministrisë, përmes të cilave theksoi se synojnë që gjatë këtij mandati ta avancojnë këtë sektor sipas standardeve më të mira evropiane.Nga ana e saj ambasadorja, Danijela Bariëić, rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.