
Prishtinë, 23 prill 2022 ë Përmes Programit për Zhvillim Rural të vitit 2022, për të cilin janë planifikuar 26 milionë euro, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do tëi përkrahë projektet bujqësore të fermerëve, agro-përpunuesve, bizneseve rurale, si dhe ato të Grupeve Lokale të Veprimit në të gjithë territorin e Kosovës.Masat mbështetëse të këtij Programi i ka prezantuar sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se me këto investime synojnë rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e produktivitetit në bujqësi, përmirësimin e sigurisë agro-ushqimore, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, si dhe përmirësimin e bilancit tregtar të produkteve bujqësore.ëPas aprovimit të Programit për Pagesa Direkte, prezantimin e të cilit e kemi bërë bashkë me kryeministrin, ku i kemi vënë në dispozicion 50 milionë euro, sot kemi një lajm tjetër të mirë për fermerët tanë, pra prezantimin e Programit të Granteve në vlerë prej 26 milionë euro. Krahas përkrahjes së investimeve përmes Programit për Zhvillim Rural 2022/Grante, njëkohësisht, jemi në rrugë të drejtë të arritjes së një marrëveshje për sigurimin e fondeve shtesë nga partnerë dhe organizata ndërkombëtare, përmes së cilës synojmë lansimin e një projekti në përkrahje të zonave rurale, turizmit rural dhe agroturizmitë, ka treguar Ministri Peci.Ndryshe, Programi për Zhvillim Rural (PZHR) i vitit 2022 përfshinë këto masa: Masa 1ë Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësoreë, Masën 3 ëInvestimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, industria agro-perpuneseë, Masa 7 ëDiversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseveë, Masa 5 ëZbatimi i strategjive të zhvillimit lokal ë Qasja LEADERë,Ndërkaq, për zbatimin e PZHR 2022, konform legjislacionit në fuqi, javën tjetër do të fillojë hartimi i Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Programi, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik dhe pas përfundimit të të gjitha këto procedurave do të shpallen thirrjet për aplikim.
Related Posts
Lajmet
22 Qershor, 2026