Prishtinë, 23 janar – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka vizituar fermën e Nuredin Vllasaliu, në fshatin Vllasali, ku nga afër është njoftuar me veprimtarinë e këtij fermeri, i cili është një model i zhvillimit të bujqësisë dhe krijimit të vlerës në zonën rurale.
Me një fond të pasur prej mbi 100 lopëve, 40 viëave, mbi 60 dhenë e të cilat i ka të shpërndara në lokacione të ndryshme, ai ka arritur që të rris kapacitetet e fondit blegtoral, duke e bërë kështu këtë veprimtari mjaft të suksesshme. Zëvendësministri gjatë kësaj vizite, e ka njoftuar atë edhe me politikat bujqësore të MBPZhR-së për këtë vite.
Investimet e MBPZhR-së do të rriten në vazhdimësi, me qëllim që sektori i bujqësisë të fuqizohet edhe më tej, e krahas kësaj të rrisim prodhimtarinë dhe produktivitetin në sektorin e bujqësisë, tha zëvendësministri Demelezi.
Me këtë rast, zëvendësministri e ka inkurajuar atë që të aplikoj në programet mbështetëse të këtij viti për të përfituar përkrahje për avancimin e mëtejmë të veprimtarisë së tij.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00