Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të themelimit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) në Bruksel, ku krahas tij si përfaqësues i Republikës së Kosovës ishte edhe Flamur Kadriu nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në kuadër të këtij përvjetori janë diskutuar shumë ëështje lidhur me bujqësinë në përgjithësi dhe veterinarinë, për të parë edhe mundësitë e avancimit të tyre përmes bashkëpunimeve institucionale në mes shteteve.
Në shënimin e këtij përvjetori, krahas përfaqësuesve të Kosovës,pjesëmarrës ishin edhe zëvendëskryeministri i Belgjikës, David Clarinval, Presidentja e OBShK-së Dr Monique Eloit, si dhe ekspertë të veterinarisë nga vendet e ndryshme.
Kosova po ashtu është ftuar që të jetë pjesë në Sesionin e Përgjithshëm të WOAH në Paris.
Adresa:
Rr. Ukshin Hoti - Kompleksi 'Ramiz Sadiku',
1000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Kontakti:
038 200 38 868
Email:
mbpzhr@rks-gov.net
Orari i punës:
E hëne - e premte
08:00 - 16:00